Subscribe

Zona e ish-tregut elektrik tashmë do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe. Transformimi i njësive 1 dhe 2 do të rrisë edhe vlerën e pronës, ndërsa do të ketë më shumë hapësira për banorët.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Kemi fituar një bulevard, i cili ka nxjerrë në dritë, si pjesën e vjetër të Njësisë 1, edhe pjesën e re të Njësisë 2; ka rritur vlerën e pronës, ka dhënë hapësirë për fëmijët, që tani nuk kane pse luajnë mes makinave apo nëpër qoshe. Sot fëmijët kanë një hapësirë që mund të kthehet jo vetëm për xhiro çdo mbrëmje, por në një hapësirë që mund të ketë mundësi për tregun fermer, tregun fshatar në fundjavë, për aktivitete të ndryshme për komunitetin. Ky nuk është vetëm një urbanizim bazik, është në fakt rritje e vlerës së gjithë ekosistemit që jeton në këtë komunitet.”

 

Kryebashkiaku pohoi se çdo investim të ri opozita e sheh si rast për të hapur konflikt.

 

Ikën tre vjet te Astiri, 30 vjet debat për sheshin “Skënderbej”, dy vite tek Pazari i Ri, një vit tek Kalaja, dy vite prapë sherr tek Liqeni, disa vite vazhdon ende sherri tek Bregu i Lumit. Pse duhet t’i bëjmë kaq shumë rezistencë urbanizimit, zhvillimit , progresit? Unë e kuptoj se disa e bëjnë për çështje votash, disa parti politike mundohen të perdorin çdo rast që ka një konflikt, por unë besoj se e kundërta është e vërtetë. Kush ka provuar të bëjë vota, duke vënë ne sherr zhvillimin e qytetit, kanë dalë të dështuar. Ne do përpiqemi të rikuperojmë kohën e humbur. Më vjen mirë që po punojmë shumë edhe për shkollat në këtë njësi.”

 

Ky investim është në listën e ndryshimeve që bashkia e Tiranës po bën për transformimin e lagjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *