E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Një balerinë italiane në kalanë e Gjirokastrës; Elisa Barukieri sjell shfaqjen “Kërcim në ajër dhe përqafim zemrash”

“Kërcim në ajër dhe përqafim zemrash”, ky ka qenë aktiviteti i organizuar në kalanë e Gjirokastrës me protagoniste Elisa Barukierin, balerinën e njohur italiane, që ka zgjedhur të vijë në qytetin e gurtë me një shfaqje ndryshe në ditën ndërkombëtare të kërcimit.

 

Reklamë

Barukieri shprehet se ky aktivitet forcon edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa kërkon që të rinjtë të angazhohen më shumë ne fushën e artit.

 

Reklamë

ELISA BARUKIERI

BALERINE

 

“Mund të them me zemër se ky është fillimi i punës në Shqipëri. Do vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, e kemi zemrën plot për të vazhduar.  Puna jonë si kërcimtarë është e vështirë, kishte shumë emocione dita e sotme. Të gjithë ne duhet ta mbrojmë gjuhën e trupit që është një element me shumë vlerë. Nëse do të kërcejmë më shumë së bashku, do të kuptomë më mirë. Këtu sot kërcyen të rinjtë, fëmijët, amatorët. Nuk ka më mirë se kur Italia dhe Shqipëria janë së bashku.”

 

Fundjava e fundit e prillit është shoqëruar me aktivitete të shumta që do të kulmojnë të dielën, në ditën e parë të muajit maj.

 

Më shumë video

Reklamë