Subscribe

Në kohën kur kanë hyrë në fuqi ashpërsimet e kodit penal për të ndëshkuar të gjithë ata që kanë abuzuar me sigurinë ushqimore, një nisëm e deputetit Ilir Beqja kërkon që të falen ato subjekte që janë penalizuar nga Autoritet Kombëtar i Ushqimit.

 

Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga AKU vetëm gjatë muajit korrik- gusht 2019, ku AKU ka gjetur një sërë subjektesh të papajisur me një licencë të veçantë për shitjen e prodhimeve me orgjinë shtazore. Në relacionin shoqërues, argumentohet se vetëm pas penalitetit subjektet janë dyndur në qendrën kombëtare të biznesit për t’u licencuar, fakt ky i cili dëshmohet nga numri i lartë i aplikimeve në këto dy muaj, mbi 1400 të tillë, ose 75 % më shumë së e njëjta periudhë e një viti më parë. Ekspertët e fushës e vlerësojnë këtë situatë si një mungesë koordinimi të trupës inspektuese në vend.

 

Do të thoja që kemi të bëjmë me një mungesë sinkronizimi të inspektimeve që kryhen, pasi trupa inspektimit nuk ka arritur ta vërej këtë fakt në periudha të mëparshme.

 

Paralelisht me këtë fakt, ekspertët thonë se ligjet në sektorin e bujqësisë kanë boshllëqe cka e bënë aktivitetin në këtë fushë edhe më të vështirë në plotësimin e dokumentacionit.

 

Nëse ka një sektor në të cilën ka një gap ligjor ai është bujqësia. Nisur edhe nga nënsektorët që përfshihen në te ka një numër të konsiderueshëm lejesh dhe licencash të cilat shpesh herë edhe nuk njihen nga subjektet dhe mbi të gjitha as nuk njoftohen nga autoritetet.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e vlerëson këtë nisëm si absurde. Sipas drejtuesve të këtij institucioni edhe nëse subjektet nuk kanë qënë në dijeni të kësaj licence nuk i përjashton ata nga përgjegjësia. Mbi të gjitha mbi 50 % e këtyre gjobave janë në fazë ankimi në AKU.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *