Në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Nisma Thurje zgjodhi të prezantoje skuadrën dhe programin elektoral që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në foksus të fushatës zgjedhore të nismës thurrje do të jenë tre pika: ekonomia, rikthimi i referendumeve dhe hapja e plote e listave zgjedhore.

 

ENDRI SHABANI

ANETAR I NISMES “THURRJE”

 

E para: duam fuqizimin e biznesit te vogel dhe shfuqizimin e oligarkëve.

E dyta: Duam decintralizimin e pushtetit polititik. Prandaj ne kërkojmë kthimin e  referundimit për të fuqizuar vendimmarrjen.

E treta: Kërkojmë një system zgjodhor të drejtë. E kjo arrihet përmes një sistemi Proporcional kombëtar me lista të hapura.

 

Ndersa pritet që të regjistrohet si forcë politike në ditët në vijim, deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj lëvizje me qëllim rikthimin e shpresës në vend.

 

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE 

 

Në këtë vend ka shpres. Sepse shpresën nuk na e vjedhin dot. Kjo kalsë e vjetë politike që ska bërë gjë tjetër vecse e ka renditur shqipërinë si nëj ndër vendet me te varfëra në europë. DUHET BASHKIMI. Eja bashkohuni me ne.

 

Gjatë takimit të zhvilluar online, drejtuesit e nismës Thurje theksuan se në ekipin që do garojë në fushatën elektorale do të ketë vetëm qytetarë të thjeshtë dhe jo njerëz të inkriminuar.

Nisma Thurje është forca e tretë politike që është themeluar si forcë politike e që pritet tri shtohet listës zgjedhore të 25 prillit pas krijimit të partisë të drejtuar nga Jozefina Topalli e deputeti Myslim Murrizi. Ndersa nuk dihet nese do te garoje me liste me vete apo ne bashkepunim me forca te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *