Nisma Thurje deklaroi sot se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

 

Kryetari i Nismës Endri Shabani në një intervistë për studion e lajmeve në Vizion Plus tha se qëllimi i tyre është ndryshimi i perceprimit të qytetarëve.

 

Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 2021, Shabani tha se Nisma ishte subjekti i ri që mori rezultat më të mirë së forcat e tjera të reja.

 

“Ne synojmë që njerëzit të ndryshojnë perceptimin

 

Ne i kemi hyrë një rruge në 2021 dhe ishte një sukses sepse morëm më shumë mbështetje se subjektet e reja politike. Jemi subjekti i vetëm që vazhdojmë pa u dorëzuar.

 

Partive të vjetra u ka ardhur data e skadencës”, tha Shabani.

 

I pyetur nga moderatori Aleksandër Furxhi se kush do të jetë elektorati që do “peshkohen” nga Thurja, ai tha se synojnë atë grup që deri më sot nuk ka votuar për asnjë nga partitë e mëdha.

 

Si PD dhe PS kanë aq pak vota sa ne nuk kemi interes ti peshkojmë. Pjesza më e madhe e shqiptarëve janë pa përfaqësim. Kemi 800 mijë qytetarë që kanë humbur besimin te politika. Ne na dalin dhe na teprojë këta qytetarë. Deri sa nuk votojnë, tregojnë se nuk janë blerë”, tha ai.

 

Sipas Shabanait, të rinjtë brenda PS dhe PD janë të shkolluar dhe pariomor, por janë partitë ato që për interesa pesonale u mbyllin rrugën.

 

Ka të rinj brenda PD-PS që janë parimor, të shkolluar dhe duan ti ofrojnë diccka shqipërisë. Por këto parti janë bunker që kanë interesa fitimesh familjare.

 

Problemi nuk është tek të rinjtë. Në politikë të rinjtë të angazhohen jashtë këtyre partive”, tha Shabani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *