E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nisma Thurje: Kemi një të dënuar në lista

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani pranoi publikisht se në listat e kësaj partie të re është edhe një i dënuar. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Shabani sqaroi se bëhet fjalë për një kandidat që dënimin e ka marrë për një protestë kundër inceneratorëve. Përballë gazetarit Aleksandër Furxhi, ai premtoi se me Nismën Thurje do të ndërtohet e ardhmja.

 

“Të gjitha fortat e tjera politike janë një rikthim në të shkuarën. Nisma Thurje ofron të ardhmen, ne po përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend. Ne kemi 153 kandidatë në çdo qark të Shqipërisë. Ajo që kemi bërë deri tani ka qenë një seleksionim i kandidatëve tanë. Jemi përgatitur për fushatën zgjedhore. Kemi vetëm një të dënuar, që është dënuar se ka protestuar kundër inceneratorit të plehrave.”

 

Reklamë

Sa i takon modelit të fletës së votimit, Endri Shabani kërkoi që në të të vendosen emrat e kandidatëve, përsa kohë flasim për lista të hapura. Në mënyrë të prerë, ai u përgjigj e Nisma Thurje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti të madhe, nëse do të lindë nevoja për të krijuar qeverinë e re.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë