Subscribe

Një alternativë për të nxitur investimet në Shqipëri është edhe ajo përmes ofrimit të lehtësirave në koston e marrjes së një toke. Nisur nga problematika e madhe që ka vendi me çështjet e pronësisë, në 5 shkurt të 2014-ës qeveria Rama, miratoi një vendim për dhënien e tokave shtetërore me qira 1 euro, një nisëm kjo e ndjekur më parë dhe nga kabineti Berisha, pro që nuk pati suksesin që pritej. Sot numërohen 21 ndërmarrje, të cilat kanë përfituar nga kjo lehtësi. E fundit ishte nisma e një biznesi që do të operojë në fushën e grumbullimit dhe eksportit të perimeve në zonën e Beratit. Në vitin e parë, ndërmarrja që firmosi këtë kontratë do të investojë 2 milion dollarë, dhe do të nisë punësimin direkt të 50 punonjësve. Qiranë 1 euro e përfiton nëse kë një plan të qartë biznesi ku vlera e investimit dhe numri i punonjësve janë përcaktues të sasisë së tokës që qeveria jep për biznesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *