Subscribe

Duke filluar nga kjo e hënë, shume pensionistë që jetojnë në kryeqytet do te mund ta paguajnë kafen vetëm 20 lekë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, teksa ka konsumuar një kafe me disa te moshuar, tha se nismës i janë bashkuar 100 lokale.

 

“Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës “Kafe me gjyshin”, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë. Mjafton që dikush të tregojë librezën e pensionit dhe i gjithë rrjeti i kafeve ku është vendosur tabela “Kafe me gjyshin” do të jetë një vend ku kafja do të kushtojë 20 lek. Aty mund të konsumohet shtypi i ditës edhe sigurisht bisedat e para të ditës me secilin. Ne do të kemi një rrjet prej 100 kafenesh në të gjithë Tiranën që do të jenë pjesë e kësaj nisme”.

 

Veliaj tha se gjate këtij 2017 do t’i kushtohet më shumë vëmendje të moshuarve.

 

 “Ashtu siç jemi fokusuar vitin e parë te fëmijët, te kopshtet, çerdhet, është shumë e rëndësishme që mos të harrojmë moshën e tretë. Mosha e tretë sot është një nga grupimet më aktive, më të përgjegjshme në shoqëri, me më shumë eksperiencë edhe besoj se kjo që bën bashkia me komunitetin, për t’i ardhur në ndihmë pensionistëve, është një mënyrë edhe ku tregojmë respekt, dëgjojmë ndonjë këshillë, ndonjëherë na tërhiqet dhe veshi për disa gjëra që dinë t’i bëjnë më mirë.”

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo është një nismë e iniciuar nga Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *