Subscribe

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu përgjigjen nismës se Bashkisë se Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje. Ato do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave.

 

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë kërkon t’ju vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre e për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

 

Ndërkaq, në qendrat sociale të ngritura nga bashkia të gjithë ata që nuk kanë mundësi ekonomike mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *