Subscribe

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar gjatë Konferencës së XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, se procesi i integrimit europian duhet të ecë paralelisht me zhvillimin e infrastrukturës.

“Besoj se të gjitha sfidat e identifikuara nga Nisma Adriatiko-Joniane, nëse trajtohen së bashku me BE-në, do të ndihmojnë ndërlidhjen dhe zhvillimin e rajonit tonë, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për vetë BE-në, pavarësisht lodhjes apo dhe vetë-lodhjes së saj. Nisma është një mundësi e re për vendet tona dhe gjithë rajonin për të rritur bashkëpunimin, duke bashkërenduar përpjekjet, idetë, projektet dhe qëllimet tona integruese”

Kryeparalmentari shqiptar nënvizoi se potenciali i rajonit Adriatiko-Jonian është i jashtëzakonshëm veçanërisht per turizmin dhe energjinë.

“Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona. Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e shikoj dimensionin parlamentar të kësaj strategjie shumë të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe jetik”.

Për zbatimin e kësaj nisme, Meta u shpreh se angazhimi dhe aktiviteti parlamentar duhet të konsiderohen si garanci më e madhe, por dhe si një platformë mbikëqyrëse për projektet konkrete zhvillimore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *