Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e kësaj të hënë në lidhje me rastin e 15 vjeçares nga Fushe Kruja, e cila është nisur me urgjencë për në spitalet turke pasi ishte në gjendje kritike për jetën.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se të gjitha shpenzimet për kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

 

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.

Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *