E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Nisja ideale e punës pas pushimeve

Nisja e punës pas pushimeve është një ndër sfidat më të vështira me të cilat përballemi të gjithë.

 

Përshtatja sërish me orarin dhe faktin e përqëndrimit në punë është si të jesh një fillestar në atë vend pune.

 

Reklamë

Ekzistojnë disa arsye që na ndihmojnë për të pasur një javë plot punë dhe të qetë.

 

Filloni ditën tuaj me diçka pozitive

Kaloni 15 minutat e para duke dëgjuar apo duke lexuar diçka që ju pëlqen. Truri përshtatet me atë që i ofroni.

 

Rishikoni qëllimet tuaja

Ekziston një qëllim madhor që ju zgjon të hënën në mëngjes dhe pastaj shkoni në punë. Kaloni pak momente duke menduar arsyet para se të nisni rutinën e punës.

 

Buzëqeshni

Studimet kanë bërë të ditur që buzëqeshja ul stresin dhe ju bën më të lumtur.

 

Bllokoni vjedhësit e energjive

Ka mundësi që nëse keni kaluar fazat e mësipërme, të gjithë “vjedhësit” e energjive të jenë tashmë të dështuar. Megjithatë mbeten gjithmonë një apo dy të tillë, të cilët janë më këmbëngulës. Mos u dorëzoni.

 

Punoni me mend

Ju duhet të harxhoni 8 orë pune për të kryer 2 orë punë. Përdorni kohën në mënyrë efektive dhe shpenzoni 6 orë të tjera duke shijuar jetën.

 

Gjeni ekuilibrin

Është e rëndësishme që pas një shkëputje nga puna pas rifillimit të mos punoni pa reshtur por që herë pas herë të bëni dhe shkëputjet e nevojshme. Kjo do ju ndihmojë të jeni më produktivë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë