E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nisja e vitit të ri shkollor, policia e Korçës plan masash shtesë

Nga dita e hënë kur nis edhe viti i ri shkollor policia do të zbatojë masa shtesë në sektorin e qarkullimit dhe atë të sigurisë.

 

Burime zyrtare nga Drejtoria rajonale e policisë Korçë bëjnë me dije se është hartuar një plan masash që do të vihet në zbatim nga dita e hënë dhe gjatë gjithë sezonit shkollor.

 

Reklamë

Policia sqaroi se për mbarëvajtjen e këtij plani do do rritet numri i efektivëve dhe do shtohen patrullimet.

 

Plani përfshin detyra konkrete në drejtim të qarkullimit rrugor dhe sigurisë sidomos në fillim të proçesit mësimor, në pushim dhe në mbarim të tij kur nxënësit dalin nga shkollat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë