Subscribe

Pesëmbëdhjetë korriku është dita e fundit për t’u regjistruar në klasën e 10 në të gjitha gjimnazet e vendit, për vitin shkollor 2020-2021.

Gjithesej jane 34 mijë nxënës, që kanë përfunduar arsimin 9 vjeçar,  rreth 48% e tyre janë në fshatra.

Në tre gjimnaze të Tiranës, regjistrimet po kryen online nëpërmjet portalit e-albania, ku i vetmi dokument që nevojitet është dëftesa e klasës së 9 e skanuar.

Ndërkaq për të gjithë maturantët që presin të regjistrohen në fakultetete, do të mund të bëjnë përzgjedhjen e degëve online nga portali U-Albania, në raundin e parë, që fillon më 29 korrik dhe përfundon me 3 gusht.

Maturantët fillimisht duhet të shkarkojnë faturën e aplikimit, deri më datën 28 korrik dhe me pas behet pagesa prej 20 mije lekesh ne njeren nga bankat e nivelit te dyte ose ne filialet e postes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *