Subscribe

“36 mijë nxënës përfunduan sot provimin e parë të maturës, atë të anglishtes. I gjithë procesi shkoi pa incidente, ndërkohë që nga policia e shtetit ishin vënë në dispozicion 650 efektivë policie në 250 shkolla të vendit”

 

Këtë vit Matura Shtetërore është shoqëruar me disa ndryshime, ku përveç kurrikulës krejtësisht të re nxënësit kanë një provim më pak. Në të gjitha testimet janë shtuar pyetjet me alternativa të cilat do të korrigjohen përmes një sistemi të posaçëm. Kjo ka bërë që edhe kohëzgjatja e testimit të shkojë në më shumë se 60 minuta. Për sa i përket masave, përveç kontrollit të mëngjesit përmes detektorëve të pajisjeve elektronike drejtoria arsimore nuk ka shtuar masa të tjera. I gjithë procesi është monitoruar nga mësues dhe vëzhgues në çdo klasë.

 

“Provimi i radhës është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet në datë 12 qershor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *