Subscribe

Pas akuzave ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kërkesë e cila u bë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Organi i akuzës do të hetojë Tahirin për kërcënimet dhe shantazhet e pretenduara ndaj gjyqtarit të Tiranës Aliaj dhe trupës gjyqësore në përgjithësi. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se kallëzimi u regjistrua ditën e premte dhe se organi i akuzës po vijon me procedurat përkatëse. KLD-ja i cilësoi sulmet e Saimir Tahirit ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj si të papranueshme, fyese dhe kërcënuese. Gjatë diskutimeve në mbledhje të posaçme, anëtarët e Këshillit të thirrur nga presidenti i Republikës e dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit në veçanti, por edhe gjithë trupës gjyqësore. Në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme. Ndërkohë, kryepolici Haki Çako është rikthyer në detyrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë të Tiranës rreth dy javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.