Subscribe

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimin për gjyqtarin e gjykatës së lartë Admir Thanza, i cili një ditë më parë u zbulua se kishte qenë i dënuar në Itali për vjedhje.

 

Skandalin e bërë publik në seancën e zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Thanza e kishte fshehur duke mos e shënuar në formularin e vetëdeklarimit.

 

Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e akuzës.

 

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza kaloi dje në sitën e vetingut, ku rezultoi më një sërë problemesh.

 

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

 

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *