Departamenti i Shtetit ka urdhëruar largimin e familjarëve të punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev. Uashingtoni i ka bërë gjithashtu thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga Rusia.

 

Vetëm pak orë pas noftimit të Uashingtonit, edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë. Zyrtarët nënvizuan  se nuk ka patur kërcënime specifike ndaj diplomatëve të tyre, por ky vendim është marrë si një masë paraprake pas paralajmërimeve për një pushtim rus. Ndërkaq, edhe qeveria izraelite po përgatitet për evakkuimin e mijëra hebrenjëve ukrainas që do të  kenë dëshirë të largohen në rast rreziku.

 

Nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim që personeli i BE-së në Ukrainë të tërhiqet.

 

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUES I LARTË I BE-SË

“Për sa kohë që negociatat vazhdojnë, nuk mendoj se duhet të largohemi nga Ukraina, por ndoshta ministri i Jashtëm Blinken do të na thotë konkretisht se cfare i shtyu Shtetet e Bashkuara të ndërmarrë këtë vendim. Ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë sepse nuk ka arsye specifike.”

 

NATO-ja njoftoi se po vendos forca shtesë, si dhe po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore. Në një deklaratë me shkrim, Aleanca ka bërë të ditur se po forcon praninë e saj “parandaluese” në zonën e Detit Baltik.

 

Ndërkohë, Irlanda ka paralajmeruar  se “lojërat” e reja luftarake ruse nuk janë të mirëpritura në brigjet e saj.

 

Më herët, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në dijeni për të gjitha teknikat që Rusia mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohen në bisedime diplomatike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *