E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nisin bisedimet Britani-BE për “Brexit”

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.

 

Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime.

 

Reklamë

Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019.

 

Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it.

 

Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së.

 

Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë