Subscribe

Hapen zyrtarisht aplikimet elektronike per ne universitete. Tre ditët e para te gushtit janë përcaktuar vetëm per regjistrimin e maturanteve te Tiranës, Kamzes, Kavajës, Durrësit dhe Krujës. Aplikimi behet vetëm online përmes kompjuterit ose telefonit, nga shtëpia, apo dhe vendi ku ndodheni me pushime. Drejtori ne Agjencinë Kombëtare te Provimeve Arben Fagu, na sqaron se si behet aplikimi per ne shkolle te larte. Fillimisht kandidatet, edhe ata me mesataren nen notën 6, duhet te hyjnë ne faqen matura.akp.gov.al. Pasi shtyp opsionin apliko, maturanti duhet te hedhe te dhënat e tij personale. Pas njohjes nga sistemi, te rinjve me mesatare mbi 6 u del tabela per aplikimet ne universitete. Nëse gaboni, ndryshoni mendje per degët apo Universitet qe keni shënuar, korrigjimin mund ta bëni brenda datës 3 gusht. Ne te kundërt ne sistem mbetet aplikimi me i fundit i kandidatit. Referuar kalendarit te përcaktuar nga Ministria e Arsimit, procesi i aplikimeve është i ndare ne dite sipas qyteteve dhe fluksit te maturanteve. Ne datën dhjete gusht ky proces mbyllet me Kukësin, Hasin, Tropojën, Dibrën, Matin dhe Bulqizën. Kërkesat e kandidateve per shkolle te larte, do te shqyrtohen nga çdo universitete sipas formulës dhe kritereve qe ata kane përcaktuar. Ne 5 shtator shkollat e larta publike dhe private shpallin listat e fituesve. Nëse mbeten kuota bosh sistemi përsëritet per plotësimin e vendeve te lira. Ndërsa per maturantet me mesatare nen notën 6, aplikimi duhet bere sipas kalendarit te Ministrisë, por ne sistem per ta hapen vetëm programet e studimet per shkollat 2 vjeçare profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *