Nga kjo e hënë, 6 dhjetor të gjithë kategoritë në nevojë që rezultojnë të pastrehë në kryeqytet, do të mund të aplikojnë për të përfituar nga programi social i bashksië. Nga kjo thirrje do të përfitojnë 300 individë , cifte apo familje që plotësojnë kriteret.

 

Anisa Subashi, drejtore e shërbimit social në bashkinë e Tiranës, e ftuar në E-ZONE tregoi kriteret që duhen plotësuar për të përfituar.

 

Së pari duhet të jesh mbi 18 vjeç. Nuk duhet të kesh një pronë të regjistruar në hipoteke, ose prona në të cilën jetoni nuk është e mjaftueshme për të banuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Ndërsa kriteri tjetër është të ardhurat mujore. Nga ky program përfitojnë ata që kanë një të ardhur nga 30 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj. Kjo do të jetë e vlefshme si për individët ashtu edhe për çiftet e reja. Kjo e ardhur sipas kritereve kosniderohet e pamjaftueshem për të blerë një pronë, ndaj bashkia subvencionon interesat e kredisë- u shreh Subashi.

 

Aplikimet do të jenë të hapura deri në 10 janar 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *