E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Politikë

Nishani viziton Luginën e Preshevës

Mes brohoritjeve, shqiptaret e Luginës se Preshevës dhe Bujanovcit i uruan mirëseardhjen presidentit Bujar Nishani.

 

Me flamuj kuqezi ne duar, ata kishin dale ne sheshin “Skenderbeu” te Bujanovcit. Kreu i shtetit ndodhet ne lugine per te festuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me ftese te krerëve shqiptare te dy komunave, me te cilët pati edhe nje takim.

 

Reklamë

Forca te shumta policore janë angazhuar per mbarëvajtjen e vizitës se presidentit Nishani. Ne axhenden e tij përfshihen vizita ne një shkolle fillore dhe pjesëmarrja ne disa aktiviteteve te organizuara për kete dite feste.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë