Subscribe

Pasi doli ne krah te protestuesve kundër ndërtimit te këndit te lojërave, këtë të mërkurë presidenti Nishani, zgjodhi të shkojë vete ne kodrat e liqenit, ku po kryhet investimi. Pedonalja e parkut u hap vetëm për eskortën e kreut te shtetit, i cili ka zbritur pranë zonës, ku po ngrihet këndi i lojërave. Pasi është takuar me përfaqësues te shoqërisë civile, presidenti e ka cilësuar vandalizëm ndërhyrjen ne Parkun e Liqenit. Kreu i shtetit akuzoi Erion Veliaj për betonizimin e Tiranës dhe situatën kaotike te krijuar ne kryeqytet. Debati online i nisur një dite me pare, mes kreut te shtetit dhe kryebashkiakut, ka vijuar edhe sot ne distance, por përmes mediave. Me një gjuhe ndryshe nga e përditshmja e presidentit, Bujar Nishani i është drejtuar me fyerje kryebashkiakut. Kreu i shtetit ka dhënë sqarime edhe per deklaratën e Veliajt, se kreu i shtetit është i vetmi person me vile ne park dhe qe lëviz me eskorte ne Pedonale. Pak para largimit nga Parku i Liqenit, Nishani ka përsëritur mbështetjen e tij për lëvizjen e shoqërisë civile, kundër ndërtimit te këndit te lojërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *