Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Berisha: Të rinjtë janë ata që do të kontribuojnë...

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma në Gaza,...

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu përgjigj me...

Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial si...

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike në Zaporizhia!

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet, dy persona...

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja akset që...

Nishani sulmon Bashën: Ik, s’ke burrni, për PD-në është derdhur gjak

16 Maj 21:09

Ashtu sikurse pritej ne mbledhjen e Keshillit Kombetar, zerat kritike kane shigjetuar Lulzim Bashen.

Bujar Nishani ne cilesine e kreut te Keshillit Kombetar ka kerkuar nga Basha qe te jape doreheqjen e parevokueshme perpara se te shpalle zgjedhjet e reja per kryetar te PD.

 

Me poshte fjala e Nishanit ne mbledhje:

Z.Basha jep doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partise perpara se te shpallesh zgjedhje per kryetar partie. Por a eshte kjo zgjidhja e vetme? Padyshim qe jo.Duhet ngritur nje komision real per analize kudo neper dege e statut te ri per te krijuar keshill perseri, senat, referendum.Komisioni per perzgjedhjen e kandidateve per deputet, mund te kete marre vendime te gabuara, por eshte e pamoralshme t’u thuash te perjashtuarve se komisioni nuk ka tager, kontraten e keni me Lulzim Bashen.

 

Duke iu drejtuar Bashes, ish Presidenti Nishani tha se lideri eshte lider, sillet me burrni.

Basha, shtoi Nishani mund ta kishte deklaruar te deshtuar komisionin.

 

“E vetmja alternative eshte nje projekt i ri politik. Doreheqja e parevokueshme e Bashes eshte akt qe i sherben te ardhmes se partise dhe eshte mbi interesin personal. Zoti Basha e ka per detyrim ta beje kete sherbim per PD. Zoti Basha eshte derdhur gjak per kete parti, mos e harro kete.Sfiden me te madhe duhet ta kete me besimin, vlesimin tek vetja e me pas tek shumica derrmuese.”

 

 

Me poshte fjala e plote e Nishanit ne mbledhjen e Keshillit Kombetar:

 

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar !

Kjo mbledhje e KK zhvillohet në një prej situatave më kritike e delikate të PD që prej situatës së vitit 1997.
PD sot ndodhet në një situatë dramatike, dëshpërimi, zhgënjimi, udhëkryqi por dhe momenti historik.

Së pari dua të shpreh simpatinë, solidaritetin, mirënjohjen time për të gjithë kandidatët tanë për deputet, për betejën e pabarabartë të zhvilluar, mbi të gjitha për demokratët dhe aktivistët tanë të shtabeve elektorale, komisionerët, numëruesit strukturat e partisë në bazë, për sakrificat e bëra në një betejë elektorale jo vetëm anormale por me një regjim gangsterësh.

Të nderuar anëtar të KK, ditën e parë të mbledhjes së këtij Keshilli, kur dhe më nderuat me postin e Kryetarit ju jam drejtuar me fjalët : se përballë kemi një regjim gangsterësh dhe na pret një beteje dhe jo konkurence normale politike.

Sot për fatin e keq të secilit prej nesh, të cdo demokrati, për fatin e keq të vet Shqipërisë, ne nuk mundëm të fitojmë këtë betejë elektorale dhe kemi dalë pas 25 prillit pa asnjë ndryshim për Shqipërinë.

Sot Shqiperia ka mbetur e humbur, ka mbetur peng i të njëjtit regjim që do të vijojë të kontrollojë dhe vendosë fatet e këtij vendi edhe për 4 vitet e ardhëshme, pavarësisht skandaleve, dështimeve, korrupsionit e shkatërrimit te shtetit prej 8 viteve të shkuara.

Sot jemi thirrur nga Kryetari i Partisë për të analizuar masakrën elektorale.

Po, masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Eshtë gjysma e të vërtetës së hidhur që i atribuohet krimit elektoral shkaktuar nga pushteti zyrtar dhe shteti paralel ngritur po nga pushteti, por gjysma tjetër e të vërtetës, po aq të hidhur, është dështimi ynë për të fituar, cka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë.

Sot jemi thirrur për të analizuar vetëm gjysmën e parë të së vërtetës.
Por gjysëm e vërteta nuk është kurrë e vërteta !

Gjithsesi, si gjysma e parë e të vërtetës ashtu dhe gjysma e dytë e saj, pra e tërë e vërteta nuk mundet të analizohet, gjykohet e konkludohet drejt, plotësisht dhe saktë nga ky institucion i nderuar dhe më i larti në hierarkinë e PD përpara se kjo situatë e sotme të analizohet e gjykohet nga baza e partisë, nga demokratët e terrenit, njerëzit e vijës së parë të betejës.

Ata dhe vetëm ata e njohin të vërtetën më mirë e më drejt se cilido prej nesh ne këtë sallë.
Ata dhe vetëm ata do vijojnë të jenë humbësit e mëdhenj, pa punë, pa bukë, pa mundësi për të patur një bisnes, të përbuzur e abandonuar nga zyrat e shtetit vetëm e vetëm pse janë demokratë në bindje dhe anëtarë të kësaj familje.

Kjo sepse beteja jonë nuk nisi e nuk mbaroi më 25 prill.

Beteja me bandën e masakrës elektorale të 25 prillit ka nisur që prej shtatorit të vitit 2013 dhe do të vijojë deri sa ta rrëzojmë politikisht.

Pse analiza duhet të nisë tek demokratët e terrenit, tek antarësia, tek nukli, tek e vërteta më e madhe e PD ?

Për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse analiza e shkaqeve, faktorëve, arsyeve që nuk arritëm të fitonim nuk është uniforme, nuk është unike në të gjithë territorin.
Shkaqet dhe arsyet e mosfitores në Tiranë janë të ndryshme nga ato të Gjirokastrës, ato të Korcës të ndryshme nga të Beratit, ato të Durrësit të ndryshme nga ato të Elbasanit, e kështu me rradhë.

Ndaj objekti i kësaj mbledhje nuk është as plotësisht i duhuri dhe as në kohën e duhur.
Padyshim që analiza përfundimtare dhe konkluzioni përfundimtar do të bëhet këtu, në këtë forum, por vetëm pasi të kemi dëgjuar ata që bëjnë të mundur ekzistencën e kësaj partie.
Strukturat, bazën e Partisë.

Të nderuar anëtarë të KK, situata sot në bazën e partisë është dramatike !

Demokratët janë të dëshpëruar, zemërthyer e besim humbur si asnjëherë më parë, që pas humbjes që pësuam në 2013.

U dëshpëruan kur u zhgënjyen nga dështimi i protestës në Çadrën e Lirisë por e rikuperuan atë.
U dëshpëruan nga marrveshja e Majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve, por e rikuperuan atë !
U dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegjen e mandateve në Parlament , por e rikuperuan edhe atë !
U dëshpëruan nga dështimi dhe kosto e madhe politike që morën nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019, por përsëri e rikuperuan atë.

Sot dëshpërimi është i një përmase të paimagjinueshme !

Kush nuk e njeh këtë situatë që është në bazë, nuk e njeh fare realitetin e nuk mundet kurrsesi të gjykojë në emër të atyre njerëzve atje, nuk mundet të gjykojë punën e tyre, sakrificat e tyre, problemet që ata hasën e u perballën në këtë betejë.

PD ka paraqitur sot ankimimet e saja, pretendimet e saja, provat që gjykon për masakrën elektorale.

Kjo është normale dhe shumë mirë që është ndërmarre ky proçes.

Por ky është një proçes që ne vetëm e iniciojmë, e prezantojmë !
Nuk jemi ne që e shqyrtojmë, që e gjykojmë dhe që vendosim për të.
Ky është një proçes që i takon atyre institucioneve dhe mekanizmave që janë ngritur me dakortësinë, angazhimin dhe miratimin edhe të PD.

Ajo që ne mund të bëjmë sot është gjykimi i fakteve politike që as i ndryshojmë dot e as i kundërshtojmë dot.

Po rendis disa prej tyre ;
Më 25 prill vetëm 46% e votuesve shqiptarë u sensibilizuan, u bindën e u angazhuan në pjesmarrjen e votimeve.

Historia e ndryshimeve të forta politike kudo ka treguar se kur populli është i motivuar thellësisht për ndryshimin, ai derdhet si dallgë në qëndrat e votimit për të bërë ndryshimin.

Ne vetë e premtuam këtë gjatë fushatës elektorale.
Por dështuam ta realizojmë dallgën popullore për ndryshim !

PD me formulën elektorale që u paraqit arriti të marrë më shumë vota se në 2017 por përsëri më pak se në 2013 kur humbëm, e lamë pushtetin dhe shumë njerëz morën përgjegjësitë personale politike ne këtë parti.

Pas 25 prillit maxhoranca socialiste mbajti përsëri 77 mandate sa kishte në 2017.

Pas 8 vitesh qeversje plot skandale, korrupsion e urrejtje popullore ndaj PS,
PD rezulton 9,5 pike % poshte PS.

Pra përsëri parti e dytë me diferencë të madhe.
Qartazi PS e shtoi thesin e saj elektoral me vota të blera, me përdorimin e pushtetit, parave, krimit etj etj, por ne nuk arritëm ta mbushim thesin tonë elektoral për të qënë fitues.

Në zgjedhje ose fiton ose humb !
Në mes nuk ka !

Ne po e nisim legjislaturën e shtatorit të 2021 atje ku e lamë legjislaturën e shkurtit të 2019.
Pra, thjesht jemi kthyer 2,5 vite pas !

U dhanë garanci demokratëve se vota e shqiptarëve nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk e mbajtëm fjalën !
Deklaruam se fitorja është në kuti, kur proçesi i votimit u mbyll.
I gënjyem demokratën !

Të nderuar anëtar të KK !
ne ju prezantuam e premtuam demokratëve por dhe shqiptarëve perpara këtyre zgjedhjeve, risi politike, program të detajuar qeverisës, model europian të funksionimit të institucioneve shtetërore pasi drejtimin e vendit ta merrte PD .

Njëra prej këtyre risive ishte Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave për deputet.
Pranova kërkesën dhe lutjen për tu angazhuar në këtë komision me vetëdijen e plotë politike e qytetare për të marrë përsipër cdo përgjegjësi, por me seriozitetin më maksimal.
Koshient, që cdo përgjegjësi më mirë të kalonte tek ne anëtarët e atij komisioni se sa tek Kryetari i Partisë i cili kishte paguar një kosto të madhe politike në 2017 me listën e kandidatëve.

Caktimi ynë në atë komision, kompetencat dhe tagri ynë, metodika e punës e gjithshka bëmë ishte përcaktur me vendim e votim të kryesisë së PD dhe këtij Këshilli.
Vendimet e atij komisioni mund të kenë qenë tërësisht të gabuara por një lider partie nuk takon veçmas të pakualifikuarit e ju deklaron se ai komision nuk ka asnjë vlerë dhe se cdo njeri në këtë parti kontratën e ka vetëm me Lulzim Bashën.
Kjo është e turpëshme !

Kryetari i Partisë mund ta konsideronte të dështuar punën e atij komisioni dhe kishte të gjithë tagrin të thërriste Kryesinë e KK e të anulonin të gjitha vendimet e tij, të anulonin vetë komisionin e të kryente një proces tjetër.
Lideri është lider, sillet me burrni, kurajo, transparencë dhe institucionalizëm !
Jo me kulisa e as me kontrata personale !
Perndryshe shqiptarët nuk të besojnë e nuk të votojnë !

Kushtetuta e PD (Statuti) thotë se kandidatët për deputetë miratohen nga Kryesia dhe KK.
Miratimi realizohet përmes prezantimit të tyre para Kryesisë e KK, diskutimeve për ta e votimit nominal të tyre.

Leximi rendor i listës pa asnjë mundësi njohje të shumë prej tyre, pa diskutime e pa procedurën e votimit nuk është miratim.

Kur shqiptarët të shohin se ti nuk përfill e as nuk zbaton kushtetutën e partisë kurrë nuk do të besojnë se ti do të respektosh neser si qeveri Kushtetutën e shtetit.
Ndaj nuk të besojnë e as të votojnë !

Strukturat e PD, shtabet elektorale nga QV e deri tek shtabi në nivel dege e qarku u lanë pa asnjë financim e pa asmjë mbështetje logjistike në një fushatë ku kundërshtari ynë politik qarkullonte miliona e miliona në infrastrukturën dhe trupën e vet elektorale, ca si burime të ligjshme e ca si të paligjëshme.

Ne kemi eksperienca elektorale dhjetra vjecare në këtë parti.
Në 2021 PD është më e pasur se në të gjithë vitet e së shkuarës kur kemi qenë në opozitë.
Kjo është e pafalshme !

Të nderuar anëtar të KK,

Askush të mos harrojë se e majta ka formimin gjenetik, ambicje strukturore dhe platformën politike për ta dekompozuar alternativën politike kundërshtare të saj.
E vetmja alternativë serioze kundërshtare politike e saj, të paktën sot për sot, është PD !
E majta do të përdorë të gjitha mekanizmat, format dhe platformat e mundëshme ta bëjë te paqenë PD edhe pse ajo do të figurojë formalisht në sfondin politik si subject politik.

Kjo nuk do të jetë thjesht fitore e së majtës por do të jetë përgjegjësi e rëndë politike dhe turpi historik i gjeneratës sonë, nëse e lejojmë të ndodhë !

Kam mendur gjithmonë se kemi dy rrugë të përballjes me Edi Ramën.
E para të mobilizojmë grupe force për tu përplasur me grupet kriminale të tij.
Në gjykimin tim kjo nuk do te ishte e suksesshme, pasi në çdo rast shumica e të “fortëve” rrjeshtohet me pushtetin kur ai i thërret e mbi të gjitha përplasja civile nuk ka fitues për shqiptarët.

Rruga e dytë, do të ishte mobilizimi dhe fitimi i besimit dhe angazhimit të shumicës dërrmuese të votuesve ditën e zgjedhjeve në kutitë e votimit.

Ne edhe më 25 prill nuk e arritëm këtë, që ishte e që mbetet e vetmja alternativë e jona për të fituar !

Shqipëria mbeti përsëri sot peng i një pushteti të inkriminuar, manipulativ e jashtë standarteve normale demokratike.

PD sot flet për një masakër elektorale.
Plotësisht dakort !

Por e pamjaftueshme, e paqartë dhe jo ezauruese për opinionin e demokratëve së pari dhe për të gjithë opinionin në përgjithësi.

PD duhet të shprehet qartë, i njeh apo nuk i njeh institucionet e dala nga kjo masakër elektorale.
A e njeh PD një Parlament të dalë prej kësaj masakre dhe a do të jete pjesë e legjitimimit të atij Parlamenti .

A e njeh Qeverinë e dalë prej kësaj masakre elektorale dhe a do të behet palë e bashkejetesës politike me të qoftë edhe si opozitë ?

Demokratët presin një qëndrim të qartë dhe pa dredha për këtë !

Ajo që më takon mua të them sonte në këtë mbledhje si konkluzion paraprak ka të bëjë me faktin e pakontestueshëm.

Pasi nuk fituam dot në këto zgjedhje; na duhet të reflektojmë fort, të ndryshojmë katërcipërisht, të reformohemi tërësisht, të ringrihemi fuqimisht, të rritemi masivisht e vetëm kështu do të jemi gati të fitojmë ! Ky eshte momenti!

E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik !

Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë !
Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë.
Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.

Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike.
Procesit të së ardhmes së saj.

Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD.
Jo, natyrisht që jo.

Por është një hap që relakson kaosin e shkatuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë !

Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë !

Kjo kërkon të hyjmë në një proces jo të lehtë, jo të shkurtër por të domosdoshëm reformimi.

Nevojitet menjëherë të ngrihet një komision i besueshëm, me integritet, me eksperiencë dhe përfshirës për të drejtuar e menaxhuar këtë proçes.

Duke filluar me hapjen e analizës në bazën e partisë nga seksioni deri tek dega.

Të nisë puna për një statut të ri ku të rikonsiderohet tërësisht procedura dhe formula e zgjedhjes së Kryesisë së partisë dhe KK.

Të krijohet Senati i partisë përveç Kryesisë e KK.

Të futet institucioni i Referendumit në parti.

Procesi i seleksionimit të kandidaturave për kryetar dege, kandidat për kryetar bashkie, kandidat për deputet dhe këshilltar lokal, të kalojë përmes sistemit të primareve dhe jo modelit të “fundoreve” që u përdor në rastin e fundit.

Të sanksionohet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit te partisë në rastin e humbjes në zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesit e degëve dhe kryesitë e tyre të kalojnë në një proçes votbesimi pasi lista e anëtarësisë të jetë korrektuar dhe përfshirë të gjithë anëtarët e partisë.
Koncepti i “listës së anëtaresisë aktive” është model manipulativ dhe na barazon me atë model manipulativ për të cilin ne sot po denoncojmë Edi Ramën !
Së fundi të konkludojmë përmes një procesi të hapur, të drejtë, demokratik e të barabartë për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë.

Natyrisht që mund të pasurohet ky proçes ringritje me propozime të shumta që nga baza e deri tek KK, por ajo që mbetet detyra jonë kryesore sot e mot është ringritja e partisë e cila sfidën e saj më të madhe e ka dhe do ta ketë me besimin

Pa fituar besimin tek vetvetja nuk do mundemi dot kurrë të fitojmë besimin tek shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe kjo parti të bëhet edhe njëherë Shtëpia e Madhe e Lirisë.

Ju faleminderit ! 🇦🇱

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Nishani PD

Nga e njëjta kategori

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen para bustit të “Skënderbeut”, gati marshimi drejt kryeministrisë

më shumë...

Liqeni i Shkodrës shpallet rezervë biosfere e UNESCO-s

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

5:27

Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin...

5:16

Çfarë do të thotë nëse shihni një...

5:01

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike...

4:39

Liqeni i Shkodrës shpallet rezervë biosfere e...

4:19

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet,...

3:53

Një mbrëmje magjike italiane në “Marina Orikum”

3:49

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja...

3:22

Pamje tronditëse në Ankara, babai var në...

3:07

Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon...

2:40

Pajisjiet digjital rrezikojnë fëmijët, mjekët dhe socialogët:...

2:36

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell...

Më të klikuarat

  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.