Subscribe

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti shqiptar Bujar Nishani është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

 

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni, Nishani përmendi rastin e bashkëpunimit të vërejtur në Gjilan, që sipas tij, duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

 

Më pas kreu i shtetit mori pjesë në një ceremoni, ku shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, që kanë dhënë kontribut për lirinë e shqiptarëve.

 

“T’u tregojmë atyre qe na duan ose jo qe na mbështesin ose jo, se jemi te qytetëruar, kemi gjuhë, tradita. Është koha qe te gjithë kudo ku jemi përveç me pune te mira te ruajmë dinjitetin”.

 

Gjatë vizitës në Kosovë, Nishani ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *