Presidenti i Republikës ka reaguar në lidhje me deklaratat ne mbledhjes së Komisionit të sigurisë mbi ngjarjen në aeroportin e Rinasit. Në një njoftim për shtyp, presidenti Nishani gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe kuvendin, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin, mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara parlamentit. Kreu i shtetit thekson se ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare. Sipas tij, çdo përpjekje për të minimizuar apo devijuar kompetencat kushtetuese të gjithsecilit nga këto organe, do të sillte pasoja të pariparueshme për stabilitetin dhe ruajtjen e sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *