Subscribe

Një ditë pasi Parlamenti, nuk hodhi për votim dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, kreu i shtetit përpiqet të heqë nga vetja barrën e përgjegjësisë, për mos nënshkrimin ende të dekreteve për ministrat e rinj.
Në një reagim dhënë për Vizion PLUS, nga zëdhënësja e Presidentit të Republikës, sqarohet, se kreu i shtetit është në pritje që Kuvendi të miratojë më parë dekretet për shkarkimin e Canit dhe Ahmetajt, për të krijuar vakancën, dhe më pas, do të ushtrojë detyrën e tij kushtetuese mbi ligjërimin e ministrave të rinj.
Por, Kushtetuta, në Nenin 98 të saj, sanksionon se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Afat i cili përkon me ditën e martë, 23 shkurt.
Fatmir Xhafaj, deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, i kontaktuar nga Vizion Plus, tha se nëse kreu i shtetit nuk e respekton afatin e përcaktuar, atëherë një akt i tillë përbën shkelje të Kushtetutës. Ekspertë dhe njohës të ligjit themeltar të vendit, shprehen se ligji themeltar është i qartë dhe nuk lë shteg për interpretime mbi detyrimin që ka Presidenti i Republikës për të dekretuar ministrat e rinj brenda afatit 7 ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *