Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e quan fjalimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte, një tragjikomedi për t’u rikthyer si patriot i madh.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Nishani tha se kreu i qeverisë “hodhi gurin e fshehu dorën në kurthin për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë”.

“Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit. I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.”

Për Nishanin, sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së nuk kanë nevojë për fjalimet e Ramës.

“Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës! Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelnikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri! Tradhtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *