Këtë të premte në KAPITAL me Aleksandër Furrxhi, është diskutuar në lidhje me qëndrimet që presidenti Ilir Meta po mban kohët e fundit në raport me mazhorancën.

 

Në një konferencë për mediat kreu i shtetit është shprehur se do të jetë garant ndaj kushtetutes së Shqipërisë dhe ka bërë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vendin.

 

Nga KAPITAL në Vizion Plus ish presidenti  Bujar Nishani është shpehur se nuk do ta komentojë qëndrimin e presidentit Meta por sipas tij debatet janë normale dhe çdo kush do të bënte atë që po bën kreu i shtetit për mbrojtjen e ligjit themeltar të vendit.

 

“Jo vetëm nga presidenti po në çdo shoqëri normale dhe të maturuar nuk ka asnjë dileme për ruajtjen e kushtetutës si ligji themeltar i vendit. Unë mendoj se rasti i diskutimi për integritetin e kushtetutes nuk përbën asnjë dilemë. Në rastet kur konstatohen debate nëse do të cënohet akti themeltar i shtetit të gjithë duhet ta mbrojnë atë. Për rastin konkret për krijimin e gjykatës kushtetuse duket se kemi të bëjmë me një shkelje në lidhje me afatet e vendosura nga KED. Vendosja e kontrollit politik mbi atë që të gjithë po presim formimi i institucioneve të drejtësisë.”

Nga ana tjetër opinionisti Mentor Nazarko është shpehur se sjellja e presidentit Meta është mëse normale në një situatë politike në të cilin ndodhet vendi jonë.

 

Në një kohë kur në vendin tonë mungon opozita e cila është përfaqësuesja e më shumë se gjysmës së popullit, i bie që presidenti ka në dorë që të bëjë një qëndrim të tillë.

“Jemi në një situatë të pazakontë në pikpamje të krijimit të institucioneve të reja dhe në marrëdhënien e institucioneve të tjerë në një situatë të paprecedentë dhe sjelljet janë të paprecedenta. Mungon opozita në parlament, thënë ndryshe i bie gjysma e popullit. Presidenti ka një sjellje që për mua është normale duke parë situatën politike në të cilën ndodhet. Gjykata po krijohet në momentin kur s’ka opozitë dhe është i justifikueshëm qëndrimi i presidentit.  Gabimi i tij është që ai debaton me faktorin ndërkombëtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *