Për Bujar Nishanin, alternativa e vetme që mund të rrëzojë qeverinë Rama është vetëm Partia Demokratike.

 

I ftuar këtë të enjte në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ish-presidenti deklaroi se duke larguar përgjegjësit që kanë shkaktuar humbjet e demokratëve, PD mund të shpëtojë nga asgjesimi.

 

“Harrojeni që ka alternativë tjetër, përveç PD, për ta rrëzuar modelin e Edi Ramës. Këtë alternativë duhet ta bëjmë të aftë, të zonjën, projekt fitues. Kjo është përgjegjësia. Të rrijë Basha, të mbajë vulën dhe PD të vazhdojë të asgjesohet pak nga pak nga kokëfortësia e një njeriu.”

 

Sa i përket ndikimit të Sali Berishës brenda PD-së, Nishani tha:

 

“Ajo nuk është hije, është influencë që fitohet. Autoritet nuk imponohet, fitohet. Nëse Berisha sot ka autoritet, autoriteti, nuk është faji i Berishës. Autoriteti është vlerë, nuk është faj…E njoh shumë mirë Berishën, në kuptimin e bashkëpunimit. Berisha është një njeri që ata që e vendos e thotë, nuk ka frikë ta thotë atë që mendon. Berisha ka thënë që “unë largohem nga procesi i vendimmarjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *