Subscribe

Një ekstremist të papërshtatshem për të drejtuar Ministrinë e  Brendshme në këtë moment që ndodhet Shqipëria.

 

Keshtu e ka konsideruar ish presidenti i republikës Bujar Nishani, Sandër Lleshin, te propozuar nga kryeministri Rama per te qene pasardhës i Xhafes.

 

“Propozimi nuk ka lidhje me rastin në fjalë. Unë e kam si arsyetim në gjykimin tim, se së pari është një personazh dhe figurë që në raport me rrethanat e kohës, në raport me situatën politike institucionale, në raport me situatën ndaj krimit të organizuar, një person me një motivim ekstrem politik, do ta shpjegjë dhe këtë se përse e them, nuk duhet të ishte autorizuar. Gjithësesi kjo është e drejtë e atij që ka marrë mandatin si kryeministër dhe ka të drejtë të formojë qeverinë.”

 

I ftuar ne emisionin “7 pa pese” ne Vizion Plus , Nishani ka sqaruar edhe incidentin me Lleshin ne kohen kur ky i fundit ishte Zv/shef i shtabit te pergjithshem .

 

“Zotëria në fajlë nuk mori dotë gradën. Dhe duke qenë se sipas ligjit për të nxjerrë një gjeneral në rezervë është detyrim Kushteteus për Presidentin; jo vetëm për këtë gjeneral por për të gjithë gjeneralët në rezervë. Pasi gjeneralët kërkojnë dekretin presidencial. Dhe në momentin që Presidenti i Republikës respektoi Kushtetutën, ushtroi vullnetin e ligjit përmes dekretit dhe tagrit të tij kushtetues në mënyrë të papritur personi, ende oficer në rezervë, poj o në lirim, del në mënyrë publike dhe në mënyrë të përsëritur dhe shantazhon edhe shpif ndaj presidentit të Republikës dhe Komandantit të Forcave të Armatosura.”

 

Nishani  shprehet me rezerva per menyres si po ecen reforma ne drejtesi.

 

Ish kreu i këshillit te larte te drejtesise eshte ne te njejten linje me opoziten kur deklaron se procesi po zhvillohet me dy standard.

 

“Reforma në drejtësi përtej të gjithve kërkon besueshmëri. Sot ne kemi parë në disa raste që është me dy standarde.”

 

Ndersa deklaron se nuk ka ende nje vendim nese do ti bashkohet serisht partise demokratike , Nishani ka nje keshille Bashën duke I kërkuar të jetë më agresiv në të bërit opozitë.

 

“Unë jam produkt i PD në kuptimin politik të fjalës. Unë jam njeri që i besoj parimeve dhe jam le të themi besimtar i parimeve të së djathtës. Aktualisht nuk jam i angazhaur në strukturat e PD dhe nuk kam një projekt për tu bashkuar strukturave të PD.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *