Kreu i Shtetit mblodhi pasditen e së premtes në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua mbi situatën e kanabisit në vend. Në takimin me dyert të mbyllura ishin të pranishëm kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ndërsa mungonte kryeministri Edi Rama, por u përfaqësua nga zëvendëskryeministrin Niko Peleshi. I vetmi nga të pranishmit që foli për mediat ishte Peleshi, i cili tha se politika ka ushtruar rol negativ tek perceptimi i opinionit mbi këtë çështje. Në janar, qeveria do të ketë gati strategjinë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend. Çështja e kanabisit më herët ngritur si shqetësim edhe nga presidenti Nishani, i cili e ka quajtur një problem serioz dhe që lidhet me veprimtarinë kriminale. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Rama, ku i kujtoi Presidentit më mirë të mblidhte këshillin kombëtarë të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *