Subscribe

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se kushtetuta nuk e lejon te refuzoje propozimin e kryeministrit per Ministër te Brendshëm, pasi ne rast te kundërt, ai nuk do ta kishte pranuar kurrsesi emrin e Fatmir Xhafajt, ne krye te këtij dikasteri.

 

Kreu i shtetit deklaroi se kandidatura e Xhafajt është e papranueshme. Presidenti Nishani, ngriti edhe njëherë shqetësimin per fenomenin e kanabisit, duke thënë se grupet e trafikut te drogës, mund te ndikojnë ne procesin e zgjedhjeve parlamentare te 18 qershorit.

 

I pyetur ne lidhje me kërkesat e opozitës per qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve, kreu i shtetit tha se tensioni i larte politik nuk e favorizon fushatën elektorale, por sipas tij, partitë politike duhet te tregojnë vullnet. Presidenti është veteofruar për te ndërmjetësuar dialogun politik mes palëve.

 

Emërimi i zotit Xhafaj, në vend të Saimir Tahirit ka ngjallur një reagim të ashpër të opozitës, duke e cilësuar atë si mbështetës të narkotrafikut. Ja sesi është shprehr kryedemokrati Basha, në një intervistë për Vizion Plus , lidhur me  dekretimin e zotit Xhafa.

 

Vizion Plus: Do t’i kërkoni Presidentit Nishani të mos e dekretoje Ministrin Fatmir Xhafaj?

 

“Emërimi i Fatmir Xhafës është një provokim i hapur ndaj shqiptarëve, jo thjesht ndaj opozitës. Një njeri i cili njihet botërisht jo vetëm për shkak të të vëllait porn ë tërësi si një mbështetës aktualisht i klaneve të narkomafias; është ekspozuar përmes dëshmive dhe dëshmitarëve edhe si një hetues xhelat i sigurimit të shtetit. Padyshim që emërimi i tij si ministër i brendshëm është dhe prova më e qartë që edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme por dëshiron asgjësimin ë tyre përmes një të besuari të krimit dhe të drogës dhe përmes një xhelati të diktaturës. Kjo është e papranueshme por nuk më takon mua ti tregoj Presidentit detyrën e tij; Presidenti e di detyrën e tij dhe jam i sigurte që do të jetë në lartësinë e detyrës së tij në përputhje me Kushtetutën dhe mandatin që ka marrë nga republika.”  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *