E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nishani kthen ligjin për “Sigurinë”

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer per rishqyrtim nje tjetër ligj te qeverise Rama, ligjin “për masat shtesë të sigurisë publike”. Ne dekretin e tij kreu i shtetit arsyeton se ky ligj, i cili parashikon vendosjen e kamerave ne ambiente te ndryshme, nuk respekton parimet kushtetuese te respektimit dhe mbrojtjes se jetes private. “Ligji në fjalë, basi detyron bizneset, administratorët e pallateve, shkollat private dhe publike, apo të gjitha institucionet publike të instalojnë kamera dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre, nuk jep asnjë garanci se si do të ruhen të dhënat personale të individëve, të siguruara nga këto kamera.” – thekson Presidenti i Republikës.
Opozita nuk ka marre pjese ne diskutimet e këtij ligji, pasi kishte vendosur marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin, por ky draft ne seance plenare mori 14 vota kundër nga LSI.

Vazhdo të lexosh

Reklamë