Subscribe

Presidenti Bujar Nishani lëshon kritika te tjera ndaj draftit te reformës ne drejtësi, te hartuar nga ekspertet e nivelit te larte, te cilët kreu i shtetit, nuk i njeh si te tille. Nje nga nenet e ndryshimit te kushtetutës, pengon hetimin e krimeve te komunizmit, sipas Nishanit, dhe kjo nuk është një çështje e retorikes, por qe lidhet me sigurinë kombëtare. Nga Malësia e Madhe, ku mori pjese ne përvjetorin e Lëvizjes Antikomuniste, Presidenti i beri thirrje parlamentit te refuzoje këtë nen te cilësuar prej tij, si provokativ.

“E papranueshme hartimi dhe tendenca e një neni të tillë nga të ashtuquajturit ekspertë të reformës në drejtësi, për të vendosur në Kushtetutë një nen që ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit. Nga kjo tokë martirësh i bëj thirrje deputetëve të përgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojnë këtë nen.”

Ky nuk është i vetmi moment kur Presidenti kritikon reformën ne drejtësi, pasi me herët, ai ka shprehur publikisht rezerva, jo vetëm per procesin, te cilin e ka konsideruar te njëanshëm, por edhe për ndryshimet kushtetuese me pretendimin se po i preken kompetencat. Gjate takimit ne Malësinë e Madhe, Nishani sqaroi edhe refuzimin e ligjit te pronave, te cilin parlamenti e miratoi serish.

“Rikonfiskimi i pronave, nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë….”

Kreu i shtetit ka paralajmëruar vazhdimin e betejës me mazhorancen per ligjin e pronave, duke e dërguar çështjen ne Gjykatën Kushtetuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *