Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar transferimet dhe emërimet e disa prokurorëve. Me firmën e tij, kreu i shtetit ka vendosur këtë të enjte lëvizje në organet e akuzës në Tiranë, Shkodër, Lushnje, Vlore dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Por kreu i shtetit, nuk ka firmosur propozimin e shefit te akuzës Adriatik Llalla per Prokurorin, Ramadan Troci. Ky i fundit u be i njohur pas arrestimit te Ardian Fullanit dhe Shpetim Gjikes. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, nuk ka dekretuar ende emërimet e ministrit të ri të Financave Arben Ahmetaj dhe ministres së re të zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë Milva Ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *