Një dite pasi kryeministri Edi Rama vendosi te beje ndryshimet ne kabinetin qeveritar, presidenti i republikës ka dekretuar shkarkimet e dy ministrave, por ka lëne pezull emërimet. Nishani ka firmosur shkarkimin nga detyra te ministrit te financave Shkëlqim Cani. Gjithashtu ne faqen e Presidencës është publikuar edhe dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i ministrit te ekonomisë. Por kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende ministrat e rinj. Respektivisht Milva Ekonomin ne krye te Ministrisë se Ekonomisë dhe Arben Ahmetajn ne atë te financave. Ky është rasti i pare qe Nishani firmos shkarkimet e ministrave dhe le pezull emërimit. I kontaktuar nga Vizion Plus institucioni i Presidencës ka bere me dije se nje hap i tille nuk është bere per shkak te angazhimeve te Nishanit. Mësohet gjithashtu se dekretet nuk janë futur ne rendin e ditës ne seancën plenare te se enjtes. Kushtetuta parashikon qe presidenti ka 7 dite kohe per te firmosur emërimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *