E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nishani dekreton “amnistinë” e ambasadorët

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar ligjin për dhënie amnistie, të miratuar në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar parlamentar. Nga ky ligj, pritet të përfitojnë rreth 720 të burgosur. Gjithashtu, kreu i shtetit ka dekretuar edhe tre propozime të qeverisë si ambasadorë. Ermal Dredha, Arian Spase, Enkeleda Mërkuri, janë dekretuar përkatësisht ambasadorë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungari dhe Sllovaki. Ndërkohë, kreu i shtetit ka liruar nga detyra, Neritan Ceken si ambasador në Itali, si dhe Kujtim Morinen në Kuvajt, Genci Muçajn në Turqi, Kujtim Xhanin në Kinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë