Presidenti i Republikës ka dekretuar katër ambasadorë të rinj. Kreu i shtetit ka hedhur firmën në dekretin që emëron Gjergj Teneqexhiun si ambasador në Japoni, rezident. Po ashtu, është dekretuar Qirjako Qirko në postin e ambasadorit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ndërkohë, që Besiana Kadare, emërohet në detyrën e ambasadorit te Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork dhe Venera Domi ambasadore pranë UNESCO-s. Më parë, këto kandidatura kanë kaluar seancat dëgjimore në komisionin parlamentar të politikës së jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *