E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nishani-Bashës: Boll gënjeve se mund ta rrëzosh Ramën

Bujar Nishani shënjestroi nga Berati kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Sipas tij, Rama nuk do të rrëzohet kurrë nga pushtet për aq kohë sa në krye të opozitës do të qëndrojë Basha.

 

“Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk më dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së. Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër unë do të kërkoj falje të madhe. Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën. Por nëse ju besoni se do të rrëzohet në shtator, unë nuk e besoj, ata që e thonë këtë nuk thonë të vërtetën”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë