E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Niset me biçikletë dhe automatik për të vjedhur marketin/ Arrestohet i riu

Plani i një 20-vjeçari për të vjedhur një market në fshatin Laknas të Tiranës u prish nga policia. Blutë e kryeqytetit e arrestuan të riun pas një telefonate që morën në sallën operative.

 

Reklamë

Shtetasi me iniciale K. K. po udhëtonte me biçikletë dhe në shpinë kishte një çantë, brenda së cilës dyshohej të kishte një automatik. Në momentet që i riu po bëhej gati të futej në market për të grabitur, policia ndërhyri dhe e arrestoi.

 

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë. 20-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë