E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Niset flota e re e ambulancave të emergjencave civile nga Turqia drejt Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të enjte flota e re e autoambulancave të emergjencave civile është gati për t’u nisur nga Turqia drejt vendit tonë.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se këto mjete do t’i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira.

 

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë #TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Rama.

 

Një ditë më parë, kryeministri Rama në mbledhjen online që zhvilloi me tre anëtarë të kabinetit, konfirmoi mbërritjen e një sasie prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë