Qendra TUMO te Piramida do të ofrojë kurse falas për çdo fëmijë dhe nxënës të apasionuar pas teknologjisë.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj thekson se bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë përkrahësja numër një e inocavionit dhe rinisë në vend.

“Një super-lajm për çdo prind dhe fëmijë të apasionuar pas teknologjisë vjen këtë fillim viti. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga Bashkia e Tiranës.

Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë. Bashkia Tiranë do vijojë të jetë përkrahësja numër një e inovacionit dhe rinisë në vend”, shkruan kryebashkiaku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TUMO Tirana (@tumotirana)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *