E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nisen drejt Tiranës anëtarë të PD-së Berat/ Azizi: Protestuesit po pengohen nga policia

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Beratit janë nisur këtë të hënë drejt protestës së thirrur në orën 16:30 në Tiranë nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita. Nisja e protestuesve beratas është kryer rreth orës 14:30 nga selia e Partisë Demokratike Berat, ku janë nisur rreth 20 automjete të vogla, ndërkohë që më herët dhe në orare të ndryshme janë nisur edhe automjete të tjera.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se makinat e protestuesve po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak.

“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Askush, as forcat e policisë rrugore që po pengojnë makinat e  protestuesve për të ikur drejt Tiranës, nuk mund ta pengojë dot fjalën e lirë. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”, ka thënë Azizi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë