Monedha europiane u këmbye sot me 123 leke ne tregun valutor. Ketë te premte, euro pësoi nje tjetër zhvlerësim, ne raport me nje dite me pare, duke rene me 0.62 leke. Kjo është dita e dyte radhazi qe monedha europiane pëson zhvlerësim.

 

Ekspertet e lidhin ketë situate edhe me vjedhjen e eurove ne aeroport. Duke qene se bankat prej disa ditësh nuk transferojnë me valute jashtë vendit, do te thotë se tregu ka teprice euro. Nga ana tjetër, zhvlerësimi është vërejtur edhe ne valutat e tjera si paund apo franga zvicerane, pasi disa banka kane pezulluar edhe pagesat apo transfertat ne ketë valute. Aktualisht bankat janë ne negociata për te gjetur një zgjidhje per transferimin e parave jashtë vendit, pas vendimit te kompanisë Austrian Airlines për te ndërprerë ketë proces.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *