E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nis zëvendësimi i Llallës

 

Opozita ka braktisur Komisionin e Ligjeve dhe maxhoranca e vetme ka nisur procedurat per miratimin e prokurorit te përkohshëm qe do te zëvendësoje Adriatik Llallën.

 

Partia Socialiste mbrojti idenë se mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe parlamenti duhet te zgjedhe prokurorin e përkohshëm, duke ftuar opozitën per nje proces konsensual.

 

Por per demokratet procedura per zgjedhjen e prokurorit te përkohshëm duhet te ndërpritet, pasi ka boshllëk ligjor. Duke u kujdesur te theksoje se nuk kërkon zgjatjen e mandatit te Adriatik Llallës, PD vuri ne dukje se mbarimi i mandatit deklarohet sipas Kushtetutës nga KLP, e cila nuk eshte ngritur dhe parlamenti s’mund te veproje pa ndryshuar dispozitat kushtetuese.

 

Komisioni i ligjeve iu la 5 dite kohe te gjithë prokuroreve te paraqesin kandidaturat, pas ketij afatit kandidatet do te zhvillojnë seanca dëgjimore e me pas lista e atyre qe plotësojnë kriteret shkon per votim ne seance. Mendohet qe brenda këtij muaji ne krye te organit te akuzës do te jete nje prokuror i ri.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video