Florida, ku po vazhdojnë votimet e parakohshme konsiderohet nje nga shtetet kyç te garës presidenciale ne SHBA dhe dy rivalet Clinton e Trump e kane përqendruar atje fushatën e tyre. Ky shtet ka 29 vota elektorale, nga 270 qe i nevojiten nje kandidati per te fituar Shtëpinë e Bardhe. Trump pretendon se eshte perpara demokrates Clinton, duke deklaruar se sondazhet jane te manipuluara, por ne fakt sondazhet ne Florida nxjerrin Trump ne krye me 4 perqind. Po sipas nje ankete te fundit te CNN/ORC, 7 ne 10 amerikane mendojnë se Clinton do te fitoje zgjedhjet dhe shumica beson se nese kjo ndodh, Trump nuk do ta pranoje rezultatin. 68 perqind e 1017 te rriturve te kontaktuar me telefon ne datat 20-23 tetor thane se Trump do te fitoje.
Ne SHBA zgjedhjet e parakohshme përmes postes ose edhe duke u paraqitur personalisht ne qendrën e votimit jane te aplikueshme, pa patur nevojen e nje justifikimi ne 36 shtete amerikane, si edhe ne Distriktin e Kolumbias. Vota e parakohshme vetem me poste aplikohet ne 27 shtete, ku ne 20 prej tyre kërkohet nje justifikim. Ligji zgjedhor amerikan e parashikon mundesi e nje votimi te tille te shtrire ne kohe jo vetem epr te shmangur radhet dhe dyndjet ne diten e votimit, por edhe per ti dhene mundësinë e ushtrimit te se drejtes kushtetuese atyre personave qe e kane te pamundur te bejne kete ne diten e zgjedhjeve per shkak te angazhimeve te ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *