Subscribe

 

Emocionet e fillimit të shkollës lexohen lehtësisht në sytë e atyre nxëneseve të cilët do të ulen për herë të parë në banka per te nisur rrugen e dijes. Ne këtë ditë të vecantë, që për disa është edhe rikthim nuk mungojnë edhe lotët.

 

Viti i ri shkollor, megjithatë mbart problemet e vjetra. Një pjesë e madhe e institucioneve arsimore ende janë në proces rikonstruksioni, duke ia lënë vendin mësimit me dy turne. Kjo ka bërë që në disa shkolla në kryeqytet klasat të kenë edhe mbingarkesë me nxënës, ndërkohë që sipas ministrisë në një klasë mund të regjistrohen deri në 31 nxënës.

 

Dita e parë e shkollës pati një vecanti për nxënësit e gjimnazit petro nini luarasi. Krahas mirëseardhjes, shkolla festoi kete te hene edhe 60 vjetorin e hapjes së dyerve të dijes. Pjesë e kësaj dite të vecantë ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë.

 

Përtej urimeve, Soreca gjeti rastin të japë edhe një mesazh mbi integrimin

 

.

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE-së NE TIRANE

 

“Më vjen mirë që shoh të rinj kaq të entuziamuar, ju jeni e ardhmja dhe ju e meritoni të jeni pjesë e Evropës. Unë shpresoj shumë te ketë një përgjgije pozitive dhe negociatat të hapen së shpejti me Shqipërinë pasi Evropa është familja juaj”

 

380 mije nxenes nisen mesimin kete te hene nga te cilet 24 mije jane femije qe shkojne per here te pare ne shkolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *