E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Sociale

Nis viti i ri shkollor! 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës, masat e reja ndalojnë përdorimin e telefonave

Ditën e sotme (08 shtator)  nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin.

Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për të nisur vitin  e ri shkollor 2025-2026.

Reklamë

Fillimi i këtij viti shënohet me masa të reja për sigurinë, disiplinën dhe etikën në shkolla.

Ministria e Arsimit miratoi një kod të ri etike, i cili ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë gjatë orarit mësimor.

Reklamë

Nxënësit duhet t’i dorëzojnë pajisjet në administratën e shkollës në fillim të ditës dhe mund t’i përdorin vetëm në raste urgjente.

Mësimi do të zgjasë deri më 12 qershor 2026 për shumicën e nxënësve, ndërsa për maturantët përfundon më 29 maj, për t’u lënë kohë përgatitjes së provimeve të maturës shtetërore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë