Subscribe

140 mije studente ne te gjithë vendin, nisin vitin e ri akademik. Me te rinjtë e auditorëve, tregojnë per fakultetin ku nga sot do te jene studente. Një pjese ndihen mire me degën e zgjedhur, te tjerë aspak te kënaqur, ka nga ata qe nga frika kane shkuar ne privat, ndërsa nje pjese thonë se vitin tjetër, do te provojnë serish, per te marre shkollën e dëshiruar. Por ne listat e Universiteteve publike janë ende 4 mije vende te lira per t’u plotësuar. Nje shifër mjaft e larte kuotash te lira, pas dy raundesh dhe disa faza regjistrimesh. Universitetet marrin përgjegjësitë dhe kërkojnë falje per situatën e krijuar këtë vit. Dekani i Fakultetit te Ekonomisë, Dhori Kule, pranon se shume studente kane bere zgjedhje te gabuar për shkak te frikës dhe panikut, qe u krijua gjate procesit. Ndërsa Ministria e Arsimit, deklaroi ndryshimet qe solli ky proces ne cilësinë e arsimit te larte. Shkollat e larta do te vijojnë shtesat deri ne 27 tetor edhe pse pranojnë se ky proces, do te ule ndjeshëm cilësinë e studenteve te rinj. Ndërsa nuk dihet sa është numri i kuotave te lira ne Universitetet private, nje shifër ende e padeklaruar nga Ministria e Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *